Ylber SELA: Në verë ftesa për në NATO, pastaj hapja e negociatave me BE-në

Mundësia e marrjes së kornizës negociuese nga Komisioni Evropian është i mundshëm në pjesën e dytë të vitit 2018.

Kjo pasi që qeveria është vënë në përpjekje maksimale të realizimit të planit të reformave 3 -6 -9 që njëkohësisht hap edhe perspektivën evropiane. Kështu vlerëson profesori universitar Ylber Sela.

PROMOTED CONTENT by Mgid

Your Biggest Weaknesses According To Your Zodiac Sign
herbeauty.co

10 Celebrity Dads Who Don’t Get Along With Their Kids
brainberries.co

The Most Gorgeous Gowns Every Lady Dreams Of Wearing
herbeauty.co
“Viti 2018 do të jetë një vit i shpresës për qytetarët e Maqedonisë. Qeveria aktuale e ka marrë seriozisht dhe ka një konsensus edhe te pala maqedonase që të shkohet në drejtim të zgjidhjes së kontestit të emrit me Greqinë dhe normalisht që me përmbushjen e reformave siç është plani 3 – 6 -9, dhe besoj se kjo do fus në agjendë Maqedoninë kundrejt politikave të zgjerimit të BE-së me Ballkanin Perëndimor. Besoj që në vitin 2018 Maqedonia mund të ftohet të bëhet anëtare e NATO-s në verë dhe besoj që po ashtu mund të hap negociatat me BE-në”, theksoi profesori universitar Ylber Sela.StrugaLajm

Autoritetet qeveritare ditë më parë deklaruan se Maqedonia në muajin shkurt 2018 do të merr një raport të jashtëzakonshëm para atij të rregullt, i cili do të përfshijë rezultat e reformave dhe nivelin e gatishmërinë së shtetit për t’u ftuar në bisedime për integrim.

Ata thonë se pritet raport progresi të jetë më pozitivi deri më tani, ndërsa do të ndikojë edhe përmirësimi i politikës me fqinjët që tashmë dukshëm është përmirësuar.

Në raport me emrin, sipas zyrtarëve, qëndrimet janë më të përafërta, ndërsa edhe Marrëveshja me Bullgarinë ka dhënë frytin e vet, aq më tepër kur Bullgaria pritet ta merr presidencën me BE-në, prej ku qeveria e Maqedonisë beson se do të ketë rol dominues në kthimin e agjendës së Maqedonisë në politikat e zgjerimit të BE-së.

In : Aktuale

Loading...
loading...