Në Shkup është duke u mbajtur Forumi socio-ekologjik Shkupi 2014.
Në kuadër të tij fjalim ka mbajtur edhe kryeministri Zoran Zaev.
Ka folur për projektet me anë të së cilave sigurohet energji e ripërteritshme, duke shtuar se kjo ka ndikuar që të rritet edhe interesimi për investime në vend nga investuesit e vendit dhe të huaj.
Ka vlerësuar, se toka e Maqedonisë së Veriut është tokë e dellit.
“Ne jemi toka e diellit. Këtë të gjithë e dinë. Për fat të keq në të kaluarën ajo nuk është shfrytëzuar në mënyrë adekuate, megjithatë, tani, katër vjetët e fundit, në fazën e ndërtimit janë numër i madh i kapaciteteve. Siç thash, me premiumet realizojmë projekte në vlerë prej 30 milionë euro centralet fotovoltaike gjithsej 62 megavat”, tha Zaev, transmeton TV21.
Ka kujtuar edhe projektet e gazifikimit me shtetet e rajonit.