Zaev: Ne kemi kapacitete dhe burime për ta tejkaluar këtë krizë

Republika e Maqedonisë së Veriut ka kapacitet dhe resurse për të kapërcyer krizën shëndetësore dhe ekonomike të imponuar nga përhapja e koronavirusit, konsideron kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev. Ai shton se vendi për momentin është përballur mirë me krizën për koronavirusin, që, siç tha ai, flet edhe ajo që faktori për përhapjen e infeksionit është akoma i vogël.

“ Është e rëndësishme që të gjithë të shtrëngojmë dhëmbët dhe të kalojmë gjatë kësaj periudhe. Qytetarët duhet ta dinë që qeveria dhe institucionet, të gjithë jemi të vetëdijshëm se sa serioze është situata. Ne e dimë që ka shumë qytetarë të shqetësuar që të mos humbasin punën e tyre, kështu që tani po vendosen politika për të mbajtur vendet e punës, shumë kompani të mos falimendojnë dhe ne po kujdesemi për këtë.Ne gjithashtu kujdesemi për ata që janë pa punë ose do të jenë pa punë, ata në ekonominë informale, etj. Sa më shumë të kemi solidaritet, të kujdesemi për njëri-tjetrin dhe të respektojmë institucionet dhe rekomandimet që vijnë nga ekspertët, aq më shpejt dhe më lehtë do ta tejkalojmë këtë, tha Zaev “Samo intervju” në Kanal 5.

Ai thotë se nuk është njësoj sit ë jesh një vend si Sllovenia apo Gjermania dhe një vend i varfër, por shton se ne ende kemi burimet dhe kapacitetet tona që menaxhohen mirë.

Kreu i LSDM-së theksoi se është e rëndësishme që qytetarët të respektojnë rekomandimet dhe institucionet dhe është positive ajo që qytetarët kryesisht i respektojnë këto rekomandime.StrugaLajm

“Bota po e menayhon krizën në dy metoda ose mënyra. Njëra mënyrë është çekiçi dhe tjetra vallëzimi. Çekiçi përdoret në shumë pak vende ku fjalë për fjalë nënkupton mbyllje të plotë, 100 për qind shtetrrethim, të gjithë në shtëpi për të kapërcyer krizën, por ai ka efekte të paprecedentë të dëmshëm në ekonomi, dhe 95-96 për qind përdor mënyrën e dytë të vallëzimit të qeverisë me ekonominë, me punëtorët, me bankat kombëtare dhe të gjitha, për sa kohë që ata e luajnë këtë valle së bashku derisa të mbarojë indikatori i pasojave, kjo është gjendja shëndetësore ose pjesa shëndetësore e krizës”, tha Zaev në intervistë.

Ai shtoi se ekziston një faktor R që nënkupton ndikimin e infeksionit, respektivisht nëse brenda disa javësh një i infektuar ka infektuar dy ose tre të tjerë, atëherë duhet të përdoret çekiçi, respektivisht të forcohen masat në mënyrë më drastike.StrugaLajm

“Çekançi nënkupton mbylljen e plotë, shtetrrethimin e plotë, mbylljen e plotë në shtëpi dhe shumë pak vende e kanë aplikuar atë, ndërsa mbi 90 për qind kanë zgjedhur vallëzimin, qeveritë dakordohen me ekonominë, punëtorët, me bankat kombëtare, deri sa të mbarojë kriza shëndetësore. Këtu është faktori R, ose përhapja e infeksionit. Nëse ai faktor R është më i madh, atëherë duhet të implementohet çekiçi.Për momentin, ne po “vallëzojmë” me sukses në krahasim me vendet e tjera sepse në vendin tonë faktori R është akoma i ulët, nëse rritet ndjeshëm do të na duhet të shtrëngojmë masat. Unë besoj se falë ekspertëve të institucioneve ne po e menaxhojmë me sukses krizën. Më vjen mirë që njerëzit i besojnë institucioneve dhe ne duhet të vazhdojmë të sillemi në këtë mënyrë”, konkludoi Zaev.

Ai është i bindur që masat në fuqi janë të përshtatshme për situatën. “ Në OBSH dhe ndërkombëtarisht se si bëhen krahasimet, ne jemi vërtet një shembull i mirë me të gjitha vendet e tjera dhe duhet të jemi krenarë për këtë sepse vendimet merren nga ekspertë. Kur duhej të vendosnim si të pozicionoheshim, thamë se gjithçka duhet të jetë transparente – të njoftojmë të mirën dhe të keqen në mënyrë që masat të respektohen nga qytetarët. Unë besoj se mënyra sesi ne vallëzojmë dhe menaxhojmë është maksimalisht e suksesshme, tha lideri i LSDM-së.

Për menaxhimin e mirë të krizës, sipas tij, flet edhe fakti që shumë ambasadorë qëndruan këtu, edhe pse ata patën mundësinë të shkojnë në vendet e tyre të lindjes. Ata, tha Zaev, thonë se ne po përballemi më mirë sesa shumë vende të tjera më të zhvilluara.

In : Aktuale

Loading...
loading...