Zaev nga Brukseli: Evropa ta mbajë fjalën

“Evropa ta mbajë fjalën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE”, porositi mbrëmë nga Brukseli, kryeministri Zoran Zaev, i cili i shoqëruar nga ministri i jashtëm Bujar Osmani dhe zv/kryeministri për eurointegrime, Nikolla Dimitrov ka nisur një turne në selinë e BE-së dhe qendra të tjera evropiane, përcjell INA.

Zaev pas takimit me Mirosllav Lajçak, përfaqësuesin special të BE-së për bisedimet Kosovë – Serbi dhe për Ballkanin Perëndimor theksoi se BE të jap atë që ka premtuar, që Maqedonia të filloj bisedimet për anëtarsim, pa kushtëzime të mëtutjshme, pasi që janë përmbushur detyrat e dhëna. Ai këtë porosi e ka përcjell përmes rrjeteve sociale menjëherë pas takimit me Lajçak.StrugaLajm

Delegacioni qeveritar do të takohet sot me presidenten e KE-së, Ursula Fon der Lejen, presidentin e Parlamentit Evropian, David Sasoli, përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Zhozef Borell, eurokomisarin për zgjerim Oliver Varheji, nënkryetarin e KE-së, Fran Timermans. Zaev po ashtu do të takohet me ministrin e jashtëm portugez, Augusto Santos Silva, vendi i të cilit kryeson me BE-në.StrugaLajm

Zaev pas Brukselit do të udhëtoj për në Spanjë, ndërsa më pas në Athinë. Ky turne vjen në një periudhë kur BE duhet të sjellë vendimin për konferencat e para ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë gjatë Samitit të qershorit.

In : Aktuale

Loading...
loading...