Zaev: Pas 50 viteve ripërtërihet lidhja rrugore e cila i lidhë bukuritë e Prespës dhe Ohrit

Kryeministri Zoran Zaev në kuadër të vizitës së tij të punës në Rajonin e Ohrit-Prespës kontrolloi rikonstruimin e rrugës rajonale Resnjë-Ohër, në aksin nga Otesheva drejt kyçjes në rrugën Ohër-Shën Naum përmes parkut nacional “Galiçica”.

Siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, me kryeministrin Zaev në vendin e ngjarjes ishin edhe ministri I Transportit dhe Lidhjeve, Ballgoj Boçvarski dhe drejtori I Ndërmarrjes publike për mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve magjistrale dhe rajonale “Rrugët e Maqedonisë”, Bekim Memedi.

“Në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut në rrjedhë janë punët intensive ndërtimore në zgjidhjet rrugore të autostradave dhe të akseve të shpejta, në rikonstruimin e një numri të madh të rrugëve magjistrale dhe rajonale. Të gjitha këto aktivitete janë rezultat I përcaktimit të fuqishëm që ta ndërlidhim tërë vendin, edhe në brendësi në fshatrat me qytetet dhe jashtë drejt fqinjëve. Këtu jemi për t’I shënuar aktivitetet ndërtimore në pjesën e rrugës rajonale nga Resnja drejt Ohrit përmes Galiçicës”, tha Zaevi.StrugaLajm

Kryeministri deklaroi se punët e rehabilitimit parashikojnë mënjanim të asfaltit të dëmtuar, korrigjime të bazës së rrugës dhe asfaltim të cilin Ndërmarrja publike për mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve magjistrale dhe rajonale e kryen në dy faza. Faza e parë është aski në drejtimin rrugor nga Dogana Oteshevë deri tek gryka malore Galiçicë në gjatësi prej 14,9 kilometrave.StrugaLajm

“Vlera e investimit të këtij aksi është 60 milionë denarë, pas çka do të vazhdojë edhe realizimi I fazes së dytë nga gryka malore Galiçicë deri tek kyçja në drejtimin rrugor Ohër-Shën Naum në gjatësi prej 15 kilometra për çka janë paraparë edhe 60 milionë denarë. Bëhet fjalë për rehabilitim të një aksi jashtëzakonisht të rëndësishëm të rrugës rajonale Resnjë – Ohër”, theksoi Zaevi.

Përveç që do të përmirësohet lidhja cilësore rrugore mes këtyre dy qyteteve, siç tha, do të kemi infrastrukturë bashkëkohore rrugore e cila I lidhë dy qendrat më të rëndësishme turistike në vend – rajonin e Ohrit dhe të Prespës.

Sipas tij, me këtë turistëve do t’u mundësohen kushte bashkëkohore adekuate për udhëtim dhe për vizitë në kapacitetet turistike në të dy anët e parkut nacional “Galiçica”.

In : Aktuale

Loading...
loading...