Zaev pas gjyqit: I kam falur personat që më dhunuar!

“Gjashtë deputetë të VMRO-DPMNE-së kanë organizuar hyrjen e masës në Kuvend me plan dhe qëllim që të kryejnë vrasje”, këtë e ka thënë sot para prokurorit kreu i LSDM-së Zoran Zaev, derisa ka dëshmuar për zhvillimet në Kuvend që ndodhën në natën e 27 prillit.

“Kuvendi ka 5 hyrje, protestuesit tentuan të futen nga të gjitha anët, por ia arritën që të hyjnë vetëm nga hyrja kryesore e Kuvendit, për shkak se dy deputet i hapën dyert. Ndërkohë që në hyrjet tjera, dyert ishin të mbyllura dhe sigurimi i Kuvendit e bëri punën e vetë.”, deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Zaev pret që me drejtësinë të përballen të gjithë ata persona ndaj të cilëve ekzistojnë dëshmi si kryers të dhunës, organizator dhe porositës të të gjithë asaj që ndodhi brenda dhe jashtë Kuvendit, natën e 27 prillit.

In : Aktuale

Loading...
loading...