Ja çka thotë Zaev pas refuzimit të takimit nga Sela

Kryeministri i vendit Zoran Zaev ka deklaruar se Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela ka anuluar takimin ku duheshe të flitet për përkrahje të kandidatit konsensual për president të shtetit, për shkak të marrjes së kompetencave të kryetarit të Gostivarit nga Ministria e Arsimit.

Zaev ka thënë se ekziston mundësia për komunikim të mëtutjeshëm, e kuptoj revoltën e tyre, por ligji duhet respektuar.StrugaLajm

Kur këto aspekte i shqyrton vetë ministri i Arsimit, mua më ngelet si Kryeministër të ftoj një takim të përbashkët midis kryetarit të komunës dhe ministrit të Arsimit dhe të gjejmë zgjidhje të përbashkët ka thënë Zaev, duke lënë për të kuptuar se Gostivari është njëra nga Komunat më të mëdha në vend dhe nuk do të lejojë që pikëpamjet politike të pengojnë në proceset e zhvillimit të komunës.

In : Aktuale

Loading...
loading...