Kryeministri Zoran Zaev, në konferencë për shtyp sot deklaroi se nuk është i kënaqur me punën e Hazbi Likës, njofton Portalb.mk.
I pyetur nga gazetarët se a janë të vërteta informatat se do të largohen nga kabineti qeveritar, zv/kryeministri për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, deklaroi se nuk janë të vërteta pasi që askush nuk e ka njoftuar për diçka të tillë.
“Për të tërhequr ndonjë parti funksionar nga qeveria duhet të më informojë mua dhe të bisedojë për të njëjtën, por deri më tani nuk ka ndonjë kërkesë të tillë, andaj këto informata nuk janë të vërteta”, tha Zaev.
Ndryshe, mediat shkruajnë se që nga muaji maj Lika ka filluar të mos shkojë në seancat e Qeverisë, por edhe t’i bojkotojë mbledhjet dhe organizimet qeveritare. Mediat spekulojnë se ai nuk ka shkuar as në punë dhe se mosprania e tij në publik, është si rezultat i pakënaqësive të tija partiake. Portalb.mk disa herë ka tentuar që të marrë qëndrim për këto tituj, por nga Qeveria i kanë demantuar. Demante për përçarje brenda BDI-së kanë dërguar edhe nga pjesëtarët partiak.