Zaev: Për vaksinat kundër COVID-19 janë planifikuar 6.7 milion euro

Janë siguruar para në Buxhet për furnizimin e vaksinave dhe ilaçeve kundër KOVID-19, thanë në debatin në TVM, kryeministri Zoran Zaev dhe ministri i financave Fatmir Besimi.

Për vaksinat kundër Kovid-19 janë planifikuar 390 milionë denarë ose 6.7 milionë euro, ndërsa për ilaçin Remdesivir 67.5 milionë euro.StrugaLajm

“Nga kredia me Bankën Botërore 90 milionë janë paraparë edhe për vaksinë, ndërsa në takimet vjetore po ashtu thanë se në mënyrë plotësuese do t’i japin shtetit vetëm për vaksinë. Pra, janë siguruar mjete dhe nëse nevojitet edhe më shumë, tani për tani ka mjete të mjaftueshme të parapara për vaksina”, ka thënë Besimi.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...