Zaevi dhe Ahmeti nesër e “qëndisin” qeverinë!

Dy partnerët më të mëdhenj të Qeverisë reformatore, kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti nesër do të takohen në Kuvend për të diskutuar për zgjerimin e mundëshëm të koalicionit qeveritar me partnerë të rinj, informon Zhurnal.

“Po. Nesër do të takohemi në Kuvend, ka pyetje deputetësh dhe do ta shfrytëzojmë pauzën për të biseduar edhe për këto tema”, ka thënë Zaev, transmeton Zhurnal.

I pyetur se a ka biseduar me Ahmetin për zgjerimin e koalicionit qeveritar, Zaev ka thënë se marrëveshja e koalicionime është me dyer të hapura dhe se i mbetet kryeministrit bara që të bisedojë me deputetët, partitë politike që ta mbështesin konceptin qeveritar.StrugaLajm

“Bisedoj me të gjithë. Duke i përfshirë edhe deputetët. Për emrin, refomat, konceptin një shoqëri për të gjithë…”, ka theksuar Zaev.

In : Aktuale

Loading...
loading...