Zaevi priti Ahmetin në Qeveri, analizuan 100 ditët e para të qeverisjes

Partnerët e koalicionit qeveritar në Shkup kryeministri Zoran Zaev dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, jane takuar sot ne objektin e Qeverise per te analizuar 100 ditet e para te qeverisjes, njofton gazeta Lajm.

“Sot në qeveri takova Kryeministrin Zaev për të bërë një vlerësim të përbashkët për 100 ditëshin e qeverisë së re dhe për të diskutuar për hapat në vijim.StrugaLajm

Kujdesi për shëndetin publik dhe beteja me Covid-19, ndihma për ekonominë, përkrahja për ndërmarrjet dhe rrogat e punëtorëve, konferenca ndërqeveritare me Bashkimin Europian dhe kontesti rreth marrëveshjes së fqinjësisë së mirë ishin temat kryesore që u shtjelluan bashkë edhe me zbatimin e marrëveshjes së koalicionit dhe programit qeveritar.StrugaLajm

Vlerësuam që përpjekjet qeveritare të koalicionit tonë duhet të vijojnë dhe të mbetemi në të njejtin drejtim i cili përkrahet edhe nga qytetarët dhe nga komuniteti ndërkombëtar”, ka shkruar kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ne Facebook.

In : Aktuale

Loading...
loading...