Zbritje e madhe në dyqanin e ri Comodita Home në Strugë deri në fund të muajit!

Zgjerimi i brendit të madh Comodita Home në Maqedoni, po vazhdon. Më 24 Gusht, u hap dyqani më i ri Comodita Home në afërsi të tregut të qytetit në Strugë, nga ana e marketit Kam, ku u mirëpritën klientët me shumë dhurata, befasi e zbritje deri në 70% në të gjitha kategoritë e produkteve. Interesimi për produkte të shtëpisë ishte shumë i madh dhe stafi i Comodita Home ishte shumë mikpritës duke informuar secilin klient për çfarëdo pyetje që kishin rreth produkteve apo ofertave aktuale.

Për të plotësuar kërkesën e klientëve të shumtë, Comodita Home ka vendosur që zbritjet dhe ofertat aktuale të vazhdohen. StrugaLajm

Klientët kanë mundësinë të marrin dyshek Comodita me çmime atraktive duke filluar nga 4799denarë. Për të gjithë ata që duan të rifreskojnë dhomën e tyre të gjumit, përfitoni nga zbritja deri në 70% në shumë produkte të dhomës së gjumit si: jorganë, jastëk, sete çarçafësh, sete mbulesash shtrati, sete të rrobave të banjos apo batanije nga më të ndryshmet. Por, edhe kuzhinën mos e lini pa e kompletuar me produkte nga gama e gjerë që ofron Comodita Home me zbritje. Koleksioni më i ri i aksesorëve do të ndriçojë dhe zbukurojë çdo ambient të shtëpisë tuaj.

Për kënaqësinë edhe më të madhe të klientëve të saj, veçanërisht për ata që duan të zëvendësojnë dyshekun e tyre të vjetër me një të ri, Comodita Home vjen me ofertën më të mirë në treg. Për dyshekun tuaj të vjetër ju do të shpërbleheni me 50 euro të cilat mund t’i përdorni për të blerë një dyshek të ri Comodita Memory, me 50% zbritje. Dhe kjo nuk është e tëra, transporti është i mundësuar nga ana e Comodita Home. Ne ju marrim dyshekun e vjetër dhe ju sjellim dyshekun e ri.StrugaLajm

Vizitoni cilindo nga dyqanet Comodita Home dhe zbuloni të gjitha befasitë, ofertat dhe zbritjet nga të cilat mund të përfitoni për të krijuar rehati në ambientet e shtëpisë tuaj.


In : Aktuale

Loading...
loading...