Zbulohet arsyeja e rrëzimit të avionit që u nis nga Ohri


Erërat e forta kanë qenë arsyeja e rrëzimit të avionit tek Maja e Selanikut, ku humbën jetën familja Boshnjakovi nga Bullgaria.
Këtë e ka dhënë si përgjigje sot kryeministri Zoran Zaev gjatë konferencës me gazetares pas takimit të punës me odat ekonomike.


Kujtojmë se babai, nëna dhe dy fëmijë kanë humbur jetën gjatë rënies së avionit të vogël “Cesna” në afërsi të Majës së Selanikut në Maqedoni të Veriut. Bëhet fjalë për Boshnakov Angelov Georgi i lindur në vitin 1970, Boshnakova Kornajeva Tzoneva Kalina e lindur në vitin 1972, Boshnakova Georgiva Gergana e lindur në vitin 2005, dhe Boshnakova Georgieva Biljana e lindur në vitin 2000, që të gjithë nga Republika e Bullgarisë. Avioni ishte nisur më 2 prill nga Ohri për në Sofje, ndërkohë që moti i keq dhe turbulencat kanë bërë që i njejti të humbet nga sistemi i radarit të kontrollit të fluturimeve në orën 16:16 minuta.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...