Zenku vjen me 100 poezi në 20 vite krijimtari

Këto ditë doli nga shtypi botimi i gjashtë me poezi i poetit Driton Zenku. “100 Poezi në 20 vite krijimtari”, mban titullin libri jubilar për dy dekada krijimtari të autorit, njofton Flaka Plus.

Në prononcimin për FP, Zenku shprehet që ky botim ka simbolikën e vete, pasi është thesari i krijimtarisë së tij në botën e letërsisë për dy dekada të tëra.StrugaLajm

“Them që është libër shumë me rëndësi për krijimtarinë time letrare. Ka më tepër arsye por ky botim përmban përzgjedhje të 100 poezive nga pesë botimet paraprake. Është një rrumbullakim i 20 viteve të krijimtarisë simë letrare. Po ashtu, libri për mua paraqet kënaqësi shpirtërore nga fakti që i dedikohet babait tim të ndjerë, Ferit Zenku. Është një shenjë simbolike faleminderuese për gjithçka bëri për mua si një prind i devotshëm, arsimdashës dhe mbi të gjitha një burim frymëzimi për mua se si duhet të mbrohet kombi dhe feja që i takojmë. Në fakt, është gjëja më e vogël që mund të bëj për prindërin tim si meritor i çdo suksesi që kam arritur deri këtu. Mirënjohës pafundësisht”, shprehet Zenku

Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është Fotografia-e-kopertines.jpg

Libri është i ndarë në katër kapituj dhe përfshinë poezi nga jeta shoqërore, dashuria dhe sfera të tjera.StrugaLajm

Driton Zenku lindi më 1979 në Gostivar. Studimet i kreu në UEJL – Tetovë. Është ky libri i gjashtë me poezi në 20 vite krijimtari. Është bashkautor, recenzent dhe redaktor i më tepër botimeve. Libri u botua me mbështetje të Ministrisë së Kulturës nga Shtëpia Botuese Flaka, ndërsa u shtyo në Shtypshkronjën Arbëria Design.

Më herët ka qenë zëdhënës në komunën e Gostivarit. Prej 16 vitesh punon si gazetar. Është themelues i Agjencisë së lajmeve Flaka dhe Portalit Informativ Gostivari Sot. Jeton dhe vepron në qytetin e lindjes.

Kjo figurë ka një atribut alt të zbrazët; emri i kartelës për të është Kopertina-e-Librit-100-Poezi-2-1-791x1024.png

Loading...
loading...