Zeqirja Ibrahimi pyet cili ka qenë roli i ministrave të arsimit nga BDI pas skandalit me librat shkollor

Skandali i këtij teksti flet për tri gjëra:

  1. Si ky tekst ka edhe plot të tjerë në shkollën shqipe në RMV dhe kjo detyrimisht e shtron pyetjen se cili ka qenë roli i disa ministrave të BDI-së, për shumë vite, në Arsim;
  2. Se kjo cuca, që tash është ministre Arsimi, pra Caroska, para se ta ndryshojë konceptin e arsimit, duke ua imponuar nxënësve jogën hinduiste dhe edukatën seksuale liberale, ka shumë punë në herrjen e mendësisë antishqiptare dhe gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve; dhe
  3. Pavarësisht avancimit të këtij shteti drejt Perëndimit, urrejtja ndaj shqiptarëve mbetet konstante, ajo nuk ndryshon.
    Duke i parë këto tekste, detyrimisht të vjen të thuash se çudi si nuk kanë gjetur deri tash edhe në lëndën e kimisë ndonjë formulë për tretjen e shqiptarëve në RMV ose në biologji ndonjë zbulim të ADN-së së racës “së përsosur” maqedonase dhe të tjerave “të paevoluara”. Mirë është të shihen edhe librat e fizikës, se mos ndoshta ka ndonjë temë edhe për zhbërjen fizike të kombeve.
StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...