Zëvendësministri i Financave: Rritja e çmimit të naftës nuk do të ndikojë në standardin e qytetarëve

Rritja e mundshme e çmimit të naftës nuk do të ndikojë në standardin e qytetarëve, siguron Zëvendësministri i Financave Dimitar Kovaçevski. Sipas tij, qeveria nuk ka marrë ndonjë vendim për çmimet e energjensëve. Për momentin, po bëhen analiza për futjen e taksave ekologjike, që janë të njohura në botë dhe nuk duhet të lidhen me çmimin e naftës, thotë Kovaçevski.

“Si Qeveri, ne kujdesemi që çmimi i energjensëve të jetë i përshtatshëm për standardin ekonomik të popullsisë, si dhe për performancën ekonomike të bizneseve, që nuk do të rrezikonte standardet e jetesës së qytetarëve, ose produktivitetin dhe efikasitetin e kompanive. Llogaritjet janë ende duke u bërë, nuk ka asnjë vendim përfundimtar për shumën absolute.”StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...