Zgjedhjet dhe numrat”Erdhi cjapi te Kasapi”

Abdylmenaf Bexheti

Sipas rezulltateve preliminare të KShZ-së, dukshëm që numri i daljeve te shqiptarët shkonë reth 7-8% nën mesataren e maqedonasve. Nëse analizohet dalja relative (sipas prezencës në vend) sigurisht te shqiptarët kjo % është shumë më e lart. Thjesht, reth 40% e tyre nuk janë në vend por në punë të përkohshme në botën e jashtme. Andaj mos i trajtoni shqiptarët për indiferent politikë.

Shkalla e lart e politizimit/partizimit, klientelizmit, varësisë nga politika dhe mbi të gjitha ofertat e shumta politike kanë motivuar mjaftueshëm daljen e shqiptarëve që janë prezent.

Sidoqoft, zgjedhjet ishin kryesisht fer dhe demokratike e mbi të gjitha pa dhunë dhe imponime. Ndryshimi i strukturave zgjedhore institucionale sipas peshës në zgjedhjet paraprake parlamentare nuk lënë hapsirë dyshimi reth manipulimeve, siç shpesh duan të krijojnë alibi të pakënaqurit me rezulltatet.

Në dioptrinë time politike dhe numerike, shohë disa karakterisatika, po deshët me cilësime, edhe pozitive:

-definitivisht garnitura e regjimit dhe strukturave kriminale të DPMNE-së morri përgjigjen e merituar nga sovrani,

-fitorja bindëse duhet ta stimulojë LSDM-në pa humbur kohë në përballje me drejtësinë për gjitha veprat kriminogjene të qeverisjes paraprake deri në konfiskim të pasurisë,

-shumë mirë dhe krejt me meritë që u rifitua Kërçova dhe nuk rezikohet Brvenica,StrugaLajm

-te shqiptarët, krahasimisht me zgjedhjet e Dhjetorit të kaluar, më shumë i takon të ,,festojë,, Aleancës për shqiptarët dhe të zhgënjehet PDSh-ja, edhepse derdhjet e votave të trungut të dikurshëm kan shkuar te frakcioni saj, kuptohet edhe me freskime meritore të gjeneratave të reja,

-forca e subjektit matet me votat e ,,parlamenteve lokale,,-Listave të këshilltarëve dhe kjo nuk i jep të drejt BDI-së e aqë më pak Besës të shpallin fitore! P.shembull, Çairi tregon se BDI ka 8.900 vota në list dhe reth 11.900 te kandidati-pra 3.000 vota nga parti tjera. Shumë ngjajshëm është edhe me Besën-Lista 7.900 kurse kandidati 10,200 0se 2.300 më shumë. LSDM-ja ska patur kandidat kurse në listë ka gjithsejt 4.400 vota, si duket i ka nda midis. Vetëm Alenca ka votat shumë të ngjajshme në Çair por jo në Gostivar. Njëkohësisht shumë ngjajshëm është Tetova dhe Gostivari me këtë fenomen….sigurisht me dallime më të shprehura te BDI se sa te Besa. Shpresoj analistët precizë këtu do të fokusohen!

Pa e zgjatur, mendoj se në balotazh, shumë më shumë i duhet Besës Aleanca se sa e kundërta! Shprehur me fjalët e popullit kësaj i thonë ,,erdhi cjapi te kasapi,,! Besa shumë pak mund ti ndihmojë në Strugë por jo edhe aqë në Gostivar, ndërkohë që Alenca mund ti ndihmoje shumë në Tetovë por gjithashtu edhe në Çair. Pa përmendur këtu rastet si Saraji, Likova apo Tearca.

Përpjekjet tona të kahmotshme për të krijua ,,frontin opozitar,, që para Dhjetorit 2016 por edhe kësaj radhe dështuan! Andaj nuk mendoj dhe nuk pres që këto veprime pragmatike Besa do dijë ti bëjë më mirë se BDI-ja. Mungesa e eksperiencës dhe vetbesimi i tepruar në politikë të then qafën! Mësimi, më gjatë që mbahet mend është ai nga pësimi, edhepse më mirë vonë se kurrë!

 

In : Aktuale

Loading...
loading...