Zgjedhjet më 15 korrik?

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev dhe ai i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, kanë arritur ujdi për datën e zgjedhjeve, e cila do të jetë më 15 korrik, njoftojnë për KDP burime zyrtare. Do të jenë zgjedhjet e para në historinë e Maqedonisë së veriut që do të mbahen në ditën e mërkurë, në vend se të dielën. Në arritjen e kompromisit mësohet se një rol të rëndësishëm konstruktiv kanë luajtur diplomatët perëndimorë, të akredituar në Shkup. Për 15 korrikun janë dakorduar edhe BDI e Ali Ahmetit, koalicioni ASH-AA i Ziadin Selës dhe Afrim Gashit dhe PDSH-ja e Menduh Thaçit.

Gjendja e jashtëzakonshme që skadoi ditë më parë duhet të shtyhet edhe për një javë me qëllim që 21 pas ndërprerjes së saj të mbahen zgjedhje, thonë ekpertët.

Po të merret edhe si e mirëqenë kjo datë, duket se  partitë në pushtet dhe ato në opozitë që tashmë kanë aleatë parazgjerorë, nuk do të mund të mburren përpara votuesve as me efektivitetin e gjendjes së jashtëzakonshme – me masat që nënkupton ajo, por as edhe me menaxhimin e pandemisë së koronavirusit. Aktualisht, Maqedonia e Veriut ka një numër treshifrorë të të infektuarëve dhe në raport me fqinjët, për momentin, mbanë një rekord të palavdishëm e të hidhur: Numri i të prekurve ka shkuar në rreth 3.900 ndërsa i viktimave  – 179. Bilanci iu referohet të dhënave zyrtare të së shtunës.StrugaLajm

Debatet dhe përplasjet të shkohet me çdo kusht në zgjedhje sikur përçojnë mesazhin tek qytetarët se: duhet të mësohemi me koronavirusin. Mirëpo, kjo nuk i amniston autoritetet shëndetësore e politike, ekzekutive, qëndrore e vendore, nga përgjegjësia që deklarimet e tipit ‘shëndeti mbi të gjitha’ të mos mbeten retorikë boshe, për shkak se murtaja e quajtur Covid-19 shpërfaqi me gjithë vrazhdësinë e vet mungesën e një sistemi të atillë shëndetësor që do t’i përballojë të gjitha sfidat. Prandaj, është për t’u pritur që të paktën në këto zgjedhje të dilet me programe të cilat sistemin e shëndetësisë do të bënin vërtet të shëndetshëm, në të gjitha shkallët.StrugaLajm

Në zgjedhjet parlamentare të korrikut në garë do të jenë Koalicioni “Mundemi”, i drejtuar nga LSDM e Zaevit a ku bën pjesë edhe BESA e Bilall Kasamit, koalicioni i drejtuar nga VMRO-DPMNE e Mickovskit, BDI-ja e Ahmetit, koalicioni ASH-AA i Selës dhe Gashit, PDSH e Menduh Thaçit si dhe parti tjera më të vogla.

In : Aktuale

Loading...
loading...