Zgjedhjet presidenciale: ALTERNATIVË, APO MASHTRIM?!

Nëse një mase të madhe njerëzish u premton ardhmëri më të mirë, zgjidhje më të drejtë për fatin dhe të ardhmen e tyre, ndërsa i drejton deri buzë një gremine dhe u thua: “tani bëni çfarë të doni, jeni të lirë të vendosni për fatin tuaj“, ky është një mashtrim politik ordinerë!

Kandidati shqiptar për president shteti dhe partitë politike që e kanë mbështetur atë në rrethin e parë të votimeve në zgjedhjet për kryetar shteti duhet të mbeten edhe më tej me votuesit e tyre, me vullnetin e tyre të shprehur, me premtimet e veta gjatë fushatës parazgjedhore; duhet të kërkojnë zgjidhje, të gjejnë rrugë dhe mundësi për kapitalizimin me sukses të këtyre votave, jetësimin e këtij vullneti politik, jo largimin nga beteja e mëtejshme, sepse përvoja të tilla qytetarët shqiptarë kanë përjetuar edhe shumë herë më parë.

Futja e shqiptarëve në situata të këtilla të paqarta, të pasqaruara mirë deri në fund, pa alternativë për veprime të mëtejshme, nënkupton keqpërdorim dhe mashtrim të tyre, lënie në mëshirën e fatit, dhe më keq se kaq, vendosjen e tyre mes kudhrës dhe çekanit, për nënshtrimin dhe sundimin e tyre të pafund!StrugaLajm

Ne shqiptarët në Maqedoni, a do të jemi edhe më tej shqiptarë, të votojmë për kandidatin shqiptar, apo dalim mashtrues, sharlatanë, atdhetarë me korrespondencë, tani në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale do të pushojmë për një periudhë deri në zgjedhjet tjera të radhës të jemi shqiptarë dhe atdhetarë, do të shndërrohemi në tregtarë votash dhe interesash politike dhe kombëtare?

Ju, o të mjerë u lavdëruar se e sollët Ligjin për përdorimin e gjuhëve (sipas juve, të gjuhës shqipe zyrtare), i cili u votua në Parlament me 69 vota, prej të cilave as 20 vota nuk kanë qenë vota të deputetëve shqiptarë!StrugaLajm

Ju u lavdëruat se keni arritur për herë të parë të zgjedhni kryetar të Parlamentit një shqiptar (35 vjet para juve ka kasur kryetar shqiptar të Parlamentit të Maqedonisë), dhe ai është zgjedhur me mbi 2/3 e votave të deputetëve joshqiptarë, maqedonas, serbë, vllehë, romë, bullgarë, turq, boshnjakë dhe të tjerë.

Ju me vite e dekada lavdëroheni se populli shqiptar në këtë shtet është i barabartë dhe shtetformues, ndërsa tani e krijoni sutuatën që t’i nxirrni shqiptarët para botës se janë një pakicë e parëndësishme dhe e mjerueshme, me afër 70 mijë vota!

Politika bëhet me MENDJE, IDE dhe STRATEGJI, jo me XHEPA dhe INTERESE, o të mjerë!

(24 prill 2019)


Loading...
loading...