Zhduket vajza , e kërkon vëllai i saj

Të enjten (22.11.2018) rreth orës 13 e 20 minuta, vëllau 26 vjeçar ka njoftuar policinë se është zhdukur motra e tij 17 vjeçare. Vajza është zhdukur rreth orës 10, kurse në polici rasti është denoncuar rreth orës 13 e 20 minuta, transmeton Gazeta Lajm.
“Më datë 22.11.2018) në ora 13.20 minuta, në stacionin policor Çair, А.А.(26) nga Shkupi ka paraqitur se ditën e njëjtë rreth orës 10.00, nga shtëpia në drejtim të panjohur është larguar motra e tij 17 vjeçare”, njoftoi policia, duke shtuar se po ndërmerren masa për gjetjen e saj.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...