Zhurnal:”Ziadin Sela vs Ramiz Merko”, kush do fitoj Strugën?

Ziadin Sela, për të cilin u ngrit “miti” i një njeriu të shpresës, qendrueshmërisë dhe së fundmi edhe heroizmit shqiptar, njeriu i cili sfidoj më të fortin “babën e opozitës”, Menduh Thaçin duke formua një subjekt politik me vizion të ngjashëm si PDSH-ja e Menduh Thaçit por duke theksuar vijën dhe përcaktimin politik të Arbën Xhaferit.

Partia të cilën Sela e quajti Lëvizje për Reforma PDSH arriti që t’ia përgjysmojë votat partisë që për vite ai i takonte dhe mbrojti vijat statutore e programore. Ziadin Sela nga një deputet i zëshëm i interesit shqiptar, nga një deputet i cili guxoi që nga foltorja e parlamentit të gjunjëzoj me argumentet edhe të fortit e regjimit të Gruevskit, nën siglën e PDSh-së së Thaçit, arriti të bëhet edhe i pari i Strugës.

Me të marrë mandatin ai u ballafau me sulme të njëpasnjëshme me banda kriminale për arsye se vendosi rend në ndërtimtari dhe i luftoi ashpër ndërtimet e egra.

Por nuk mjaftojë me kaq pas ndarjes nga Thaçi dhe formimi i LR-PDSH-së, ai arritit përsëri të behët deputet por kësaj rradhe përsëri e sfidojë Thaçin, duke u bërë deputet në zonën 6 ku përfshihet edhe Tetova një bastion i Menduh Thaçit.

Në betejen e zgjedhjeve parlamentare Sela nuk ishte vetëm por së bashku me RDK-në e Vesel Memedit dhe UNITET-in e Gëzim Ostrenit në koalicion nën ombrellën “Aleancën për Shqiptarët”, obrellë kjo që së fundmi si iniciativë e ngritur parasheh të bëhet një forcë e vetëm politike me emrin “Alenca për Shqiptarët”.

Sela, nën siglën e “Alenacës për Shqiptarët” apo vetëm të LR-PDSH-së, ka paralajmruar se do të rikandidohet edhe njëherë për të parin e Strugës.StrugaLajm

“Unë do të kandidoj përsëri për Strugën sepse mendoj se duhet të dal dhe të jap llogari. Ju mund ta mbështesni ish-kryetarin e Strugës. Unë ju kam fituar një herë dhe do t’ju fitoj përsëri. Sela do të rikandidojë për Strugën”, ka thënë Sela për Struga Tv në një emision politik.

Ai potencoi se disa projete të inicuara nga ai janë realizuar dhe disa të tjera po realizohen por ka hapësirë dhe mundësi që të jap kontribut edhe më tutje për zhvillimin dhe shndërrimin e Strugës në një vend më të zhvilluar.StrugaLajm

“Sela ka sjell një frymë të re në drejtimin e komunës dhe dallon shumë udhëheqësia e tij nga ajo e Ramiz Merkos. Përderisa Merko e vrau frymën e qytetare të Strugës, ishte pikërishtë Sela ai që solli një frymë të re. Janë qindra projekte të realizuara dhe vendosje e një standarti të ri të punës ku respektohen parimet dhe rregullat”, thonë nga Komuna e Strugës për Zhurnal.mk

Derisa nëpër rrjetet sociale po qarkullojnë informacione se Ziadin Sela e ka të sigurtë fitoren në këtë komunë, kundrejt kandidatit nga rradhët e BDI, i cili spekulohet se mund të jetë Ramiz Merko, i cili për momentin është ministër pa resor, i angazhuar për investimet e huaja në qeverinë e Maqedonisë.

Sipas anketave të fundit, kreu i LR-PDSH, Ziadin Sela ka një rritje të theksuar të rejtingut, gjë që dëshmon se edhe mund të fitojë binshëm në këtë komunë, pavarësisht se çfarë kandidatësh do të nxjerrin partitë tjera politike shqiptare.

Në anën tjetër, siç edhe mëson jozyrtarisht agjencia e lajmeve Zhurnal, LR-PDSH-ja është në prag të firmosjes së një marrëveshjeje parazgjedhore me Lëvizjen BESA, për koalicionim parazgjedhor në komunën e Strugës në zgjedhjet lokale, që do të mbahen më 15 tetor.

Ndryshe në zgjedhjet e fundit parlamentare, BDI në këtë komunë pësoi një debakël të pa parë, duke dëshmuar se shumë votues fiktiv të kësaj partie të dëshpëruar po ikin dhe i bashkangjiten LR-PDSh-së, me shpresë që edhe me një mandat për Ziadin Selën, jeta e tyre do të përmirësohet, pasi, përskaj të gjitha barrierave nga pushteti qendror, ai arriti që të menaxhojë siç duhet këtë komunë.

Të rikujtojmë se, këtë debakël zgjedhor e dëshmojnë edhe rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlametare të mbajtura në dhjetor të vitit të kaluar, ku BDI arriti që të marrë vetëm 14,07% të votave nga numri i përgjithshëm i votuesve.

In : Aktuale

Loading...
loading...