Ziadin Sela dhe ASH: Letër falënderimi

Të nderuar qytetarë dhe anëtarë të Aleancës për Shqiptarë,

Sonte sapo mbaruam me aktivitetin e debateve publike, si aktivitet partiak që mbahet në Kuadër të Kongresit të parë të ASH-së më 11 Mars 2018. Sallat e stërmbushura dhe interesimi Juaj, na jep nder por edhe përgjegjësi politike për ta vazhduar në këtë rrugë, drejt dhe me dinjitet.

Komentet e juaja, kritikat, pyetjet dhe këshillat ishin të mirëseardhura për ne dhe Ju kemi dëgjuar me vëmendje, duke vlerësuari së zëri juaj politik për në është bazament i drejt veprimi.

Ju falënderojmë për përkrahjen dhe kohën tuaj të çmuar që u bëtë pjesë e këtyre debateve duke filluar nga Kumanova, Shkupi, Tetova, Gostivari, Kërçova, Struga dhe duke përfunduar në Dibër.StrugaLajm

Ju jemi mirënjohës që i besoni vizionit politik të Aleancës për Shqiptarët.

In : Aktuale

Loading...
loading...