Ziadin Sela dhe ASH,ofroi progarim politik për Koroshishtën dhe Zhepinin

Aleanca për Shqiptarët ofroi progarim politik për Koroshishtën dhe Zhepinin
Turi i takimeve me qytetarët vazhdoi sot me Koroshishtën. Duke dhënë llogari për katër vitet që kaluan dhe duke ofrar vazhdimësi në sukses me program konkret, Ziadin Sela dhe ekipi i tij u pritën mjaft mirë në Koroshishtë.
Sa i përket premtimeve, në programin 2017-2021 , për Koroshishtën u shpërndanë fletushka me disa prijoritete, ku mund të veçohen ndërtimi i kanalizimit primar dhe sekondar me akces nga të gjitha shtëpitë e fshatit, rrethimi i shkollës fillore, përmirësimi i infrastrukturës rrugore apo edhe ndërtimi i një ure në fshatin Sateskë.
Duke shkuar derë më derë e rrugë më rrugë, kandidati për kryetar të Komunës së Strugës , Ziadin Sela , bartësi i listës për këshilltar Imer Imeri dhe shefi i shtabit për Strugën Garpi Kaba patën rastin të shpjegojnë sukseset dhe vështirësitë , por edhe projektet ambicioze për Koroshishtën dhe gjithës Strugën.
Më pas takimet vijuan edhe në fshatin e Zhepinit, ku gjithashtu u shpalos oferta politike e Aleancës për Shqiptarët.

StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...