Sot ishte ditëlindja e patriotit, politikanit, veprimtarit të çështjes kombëtare shqiptare dhe njëri nga personalitet e shquara të Rilindjes Kombëtare, Doktor Ibrahim Temos.
Me kënaqësi pranuam të presim në një takim shumë miqësor pasardhësit e tij, nipin dhe mbesën, të cilët si çdo vit, për ditëlindjen e gjyshit të tyre vizitojnë Strugën, shtëpinë ku lindi dhe vendosin lule në bustin e tij.
Lavdi jetës dhe veprës së Ibrahim Temos, këtij personazhi të rëndësishëm të historisë sonë kombëtare.