Ziadin Sela: Do të bashkëpunojmë me atë parti që do t’i pranojë kërkesat tona

BDI punon për t’i përçarë shqiptarët. I porosis të mos e bëjë këtë! Ne do të bashkëpunojmë me atë parti politike e cila do t’i pranojë kërkesat tona, ka thënë lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në emisionin “Brifingu i mëngjesit” për “Slloboden peçat”.

“Unë duhet të sillem i përgjegjshëm si politikan. Për momentin kur del në votim dhe merr vota dhe legjitimohet ndonjë program dhe platformë politike, unë nuk jam më Ziadin Sela por programi dhe platforma e cila është zgjedhur nga votuesit. Nga ai kontekst, ne do të bashkëpunojmë me atë parti politike e cila do të pranojë programin dhe platformën tonë”, ka thënë Sela.

Sipas tij, është koha të thyhet monizmi nga sundimi 18 vjeçar i BDI-së dhe në plan të parë të vihen interesat e qytetarëve, rregullimi i shtetit juridik dhe të luftojmë kriminalitetin.

Ai ka thënë se nuk beson në reforma në gjyqësor me BDI-në brenda dhe se duhej më herët të kishte zgjedhje të parakohshme. Beteja me krimin konsideron se duhet të zhvillohet përmes “pastrimit në sistemin e gjyqësisë”.StrugaLajm

Nga kjo parti theksojnë se janë të interesuar për koalicion parazgjedhor me Alternativën dhe BESËN.

“Deri tani kemi pasur dy takime me Kasamin dhe dy takime me Gashin. Nuk jam i sigurt se vetë nuk do ta fitojmë BDI-në, anketat e brendshme që i bëjmë vetëm te trupi votues shqiptare, tregojnë se pakëz udhëheqim para tyre. Megjithatë, duhet ta betonojmë fitoren. Qytetarët janë të dëshpëruar nga kjo status- kuo që është edhe një nga arsyet pse të rinjtë ikin”, ka deklaruar lideri i ASH-së, Ziadin Sela.

In : Aktuale

Loading...
loading...