Ziadin Sela feston 28 Nëntorin në Nju Jork, bashkë me Lobin Shqiptaro-Amerikan

Siç njofton departmenti për informim pran Aleancës për Shqiptarë, Ziadin Sela ka udhëtuar drejtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku do qëndroj deri në mes të dhjetorit.
Sela do jetë mysafir i lobit Shqiptaro Amerikan pët festën e 28 Nëntorit (festës së Flamurit). Gjithashtu janë planifikuar dhe takime me kongresmenë amerikanë dhe figura të rëndësishme politike.

Me rastin e kësaj feste kombëtare ka pasuar një urim i Selës nga Amerika në emër të ASH.

Ja urimi i plotë:StrugaLajm

Festat e Nëntorit janë festat e krenarisë sonë kombëtare dhe janë të shënuara në kalendarin tonë historik si ngjarje më të rëndësishme të kombit tonë.

28 Nëntori – Dita e Flamurit tonë kombëtar është data më e ndritshme e Rilindjes sonë kombëtare në të gjithë historinë tonë. Kjo ditë e bekuar mbetet simbol i sakrificës, bashkimit, unitetit dhe qëndresës së popullit shqiptar.StrugaLajm

Dita e Flamurit gjithmonë na kujton sakrificën e shumë brezave që sakrifikuan jetën e tyre për Kombin dhe Flamurin duke i dhënë shpirt historisë sonë. Andaj sot, të gjithë ne, me përkulje i kujtojmë gjeneratat dhe personalitet kombëtare, duke shprehur respekt dhe mirënjohje për të gjithë ata që e mbajtën gjallë indin tonë kombëtar në periudha të caktuara të historisë sonë.

Në emrin tim personal dhe në emër të Aleancës për Shqiptarët, Ju uroj të gjithë shqiptarëve kudo që janë 28 Nëntorin ditën e Flamurit dhe Pavarësinë e Shtetit Shqiptar, duke u zotuar në mbrojtjen, kultivimin dhe afirmimin e vlerave kombëtare, për një të ardhme integruese me vlerat bashkëkohore evropiane.

In : Aktuale

Loading...
loading...