Ziadin Sela: Gjaku dhe loti i shqiptarëve të Kosovës u bë liri!

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela me rastin e dhjetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës ka uruar shqiptarët dhe popullin e Kosovës.

Ai në një status të tij ka shkruar:StrugaLajm

“Dhjetë vite më parë liria dhe
mëvetësia kurorëzoi sakrificën e qindra mijëra shqiptarëve ndër shekuj. Gjaku i mbi gjysëm milioni shqiptarësh të masakruar në luftrat ballkanike u pre ne paqe. Gjaku dhe loti i fëmijeve shqiptar u shpërblye me liri. Kulla e Jasharajve është dëshmia e gjallë se liria ka vetëm një çmim-gjakun. Janë me mijëra shqiptarë te zhdukur dhe çdo familje shqiptari në kërkim të trupave të pajetë të tyre. Gra e burra, të rinjë e të reja, fëmijë e pleq, s’janë të zhdukur jo! Janë që të gjithë aty të mbledhur rreth lirisë. Janë te 17 shkurti duke e qëndisur me gjakun e tyre deklaratën e pavarësisë. Gjallë janë të gjithë që e çmuan sakrificën tonë dhe erdhën ta mbrojnë lirinë bashkë me ne. Ne përulemi para plakut të urtë Woker, presidentit Klinton, gjeneralit Klark, zonjes Ollbrajt…
Kosova sot kremton 10 vjetorin, rrugëtimi i saj ka qenë dhe është i vështirë, ajo rritet me gjithë sfidat e kohës. Miqtë tanë janë po aty, në krah tonin për ta mbrojtur lirinë e saj bashkë me ne. Rruga Euroantlantike e saj vazhdon të jetë prioritet. Shteti, rendi ligjor dhe llogaridhënia e njëmendët janë ideali dhe urimi i çdo shqiptari sot për Kosovën…”StrugaLajm

Urime shqiptarë!

In : Aktuale

Loading...
loading...