Ziadin Sela: Ivanov nuk din se çka bën!Është plotësisht i papërgjegjshëm!

Nga ana tjetër, lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se Ligji për përdorimin e gjuhëve është sjellë në përputhje të plotë me Kushtetutën e Maqedonisë dhe i njëjti me pa të drejtë kontestohet nga partia maqedonase në opozitë VMRO DPMNE, sepse ky ligj ishte pranuar në tërësi po nga VMRO DPMNE gjatë negociatave para formimit të qeverisë në fillim të vitit 2017.

Sela thekson se qëndrimi i presidentit të shtetit Gjorge Ivanov që të mos e dekretoj këtë ligj, si dhe qëndrimet e zyrtareve të VMRO DPMNE-së janë plotësisht të papërgjegjshme.

“Flasin se ligji është nxjerrë pa debat – çka nuk është e vërtetë; mundësinë e kanë pasur të gjithë për debat në lidhje me ligjin. Ndërkaq, harrojmë se në vitin 2008 ishin nxjerrë, nuk e di, mbi 100 ligje, në mesin e të cilave edhe Ligji për përdorimin e gjuhëve nga aktorët e njëjtë politikë, të cilët dje iu kundërvunë këtij ligji”, thekson Sela.StrugaLajm

“Do të thotë, ky ishte reagim i panevojshëm nga ana e tyre. Kjo është vetëm: të luash politikë dhe patriotizëm para popullit. Nuk e kanë qëllim këtë. Të njëjtët aktorë politikë – shumë mirë jam i informuar – kur ishte çështja e formimit të shumicës së re, e pranuan të njëjtin ligj dhe nuk u pajtuan vetëm për Prokurorinë Publike Speciale. Do të thotë, fjala është vetëm për teatër, për asgjë tjetër”, deklaroi Sela.StrugaLajm

“Ky ligj, për hir të së vërtetës, u desh të nxirrej në vitin 2004, kur u desh të plotësohej korniza ligjore e Marrëveshjes-kornizë të Ohrit. Do të thotë, jemi vonuar 14 vjet“, theksoi Sela, për Radion Evropa e Lirë.

Ndryshe përmes një video paraqitje kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev është shprehur se me Ligjin për përdornin e gjuhëve askush nuk humbë, madje ligji në fjalë, sipas tij, kontribuon në ndërtimin e konceptit “Një shoqëri për të gjithë qytetarët”.

In : Aktuale

Loading...
loading...