Ziadin Sela :Ja pse do të fitojmë

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela , njëherit edhe kandidat për kryetar në Komunën e Strugës ka theskuar se shumë herë kur je para rinisë, emocionet janë më të mëdha.

“Ndoshta nga pastërtia që keni, ndoshta nga fakti sqe nuk kthehmi në moshën tuaj, por një gjë është e vërtetë, cdo gjë që e kemi bërë e kemi bërë në emrin e rinisë, në emër të perspektivës që duhet ta kenë gjeneratat e reja këtu në vendlindjen e tyre”, theksoi Sela në hapjen e fushatës dje me rininë në Strugë.

Ndërsa sa i përket premtimeve të realizuara u ndal për pak sekonda tek ura ‘’ Naser Hani’’.StrugaLajm

“Ju them me përgjegjësinë më të madhe se është bërë më shumë se sa është bërë në 20 vite , vetëm në këto katër vite. Kemi arrit këtë qytet të bukur, që bashkon njerëz, si miniaturë e shqiptarëve në Maqedoni, kemi arritur që ta ringallim. Kur njerëzit pyesnin, me të vërtetë do ta bëni kryetar urën? Dhe ja ura u bë me bashkëmendimtarin të kësaj ideje me z. Mendi Qyra , që shfrytëzoj rastin ta përshëndes.”, theksoi Sela.StrugaLajm

Nga ana tjetër ai thumboi edhe kundërshtarët politik. “Natyrisht që ju e keni vërejtur se  ASH është aleanca e ndërgjegjes kombëtare. Keni parë zëra të mekur, të heshtur, të kundërshtarëve tonë politikë, të cilët thonë  bravo ju qoftë për qëndrimin tuaj për Kërçovën , apo bravo ju qoftë për qëndrimin tuaj për Bërvenicën. Ata nuk kanë ndërgjegje kombëtare, por vetëm interes, duke u munduar të mobilizojnë forca të errëta, vetëm e vetëm për të na fituar ne. Nuk do t’ia arrijnë. Sepse gjithmonë aleat e kemi pas të drejtën, sepse gjithmonë e kemi pas aleat guximin fhe gjithmonë kemi ditur të jemi ballëlartë”, theksoi Sela.

In : Aktuale

Loading...
loading...