BLENDI PETROL
Aktuale

Ziadin Sela ka një porosi për Lagjen e Trimave drejtuar Brukselit

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, sot më 9 Maj, me rastin e Ditës së Bashkimit Evropian dhe 68 vjetorin e themelimit të BE ka uruar Ambasadorin e BE-së Samuel Zhbogar, por në njërën anë i ka kërkuar mbështetje për intensifikimin e procesit të reformave dhe mbylljen e disa cështjeve të rëndësishme për vendin.

Sela ka vlerësuar se ideja e Robert Shumanit i cili është ideator i Bashkimit Evropian, që filloi me komunitetin evropian të qymyrit dhe çelikut dhe se ide përfundoj me pajtimin e Francës dhe Gjermanisë dhe krijimin e BE, duhet kjo ide t’i shërbejë Maqedonisë, për situatën në Maqedoni , ku mungon respekti dhe mirëkuptimi i ndërsjellë politik mes dy komuniteteve më të mëdha mes maqedonasve dhe shqiptarëve ku këto të fundit vazhdojnë të ndihen të diskriminuar politikisht dhe ekonomikisht nga shtetit, duke nënvizuar rastet e montuara politike, gjyqësore siç është rasti i fundit i Almirit të vogël, ku drejtësia, ishte sërish selektive dhe diskriminuese.

“Kryetari i ASH, ka përkujtuar ambasadorin Zhbogar, se në Maqedoni 9, Maji në Maqedoni nuk është vetëm Dita e Evropës, por gjithashtu edhe përvjetori i tretë i rastit të Kumanovës , një tragjedi politike, ku u vranë shumë njerëz, u burgosën shumë shqiptar me burg të përjetshëm, u shkatërrua prona, të gjitha këto në kohën e VMRO-BDI, dhe qytetarët ngelën të pa informuar se si dhe pse ndodhi ajo luftë. Kryetari i ASH, kërkoi nga ambasadori Zhbogar dhe BE të ndihmojnë në inicimin e një hetimi ndërkombëtar për rastin e Kumanovës duke i zbuluar porositësit dhe aktorët e vërtetë që inskenuan atë luftë pikërisht në kohën kur dolën përgjimet e ‘bombave’ të opozitës, ku po akuzoheshin politikan të pushtetit të kaluar të cilët ishin të inkriminuar në krim të organizuar dhe korrupsionin”, kanë thënë në ASH.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button