Ziadin Sela: Më 15 korrik do të ndodh ndryshimi

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, sonte do të mbajnë tubimin përmbyllës në Shkup para Qeverisë. Kryetari i ASH-së Ziadin Sela mbrëmë në Haraçinë deklaroi se ndryshimi po afrohet. Sela tha se do ta marrin shpatën nga dora e atyre që kanë dërguar mbi 300 mijë shqiptarë në Gjermani.

“Këtë shpatë ne do ta marrim nga dora juaj sepse nuk e keni merituar, me këtë shpatë ju nuk i bëtë shqiptarët të ndjehen krenarë. Por u ratë dhjetë fish nëpër institucione, e ne i takojmë shqiptarët të përfaqësuar më tepër nëpër tregje, sepse janë zotër të shtëpive të tyre dhe nuk kërkojnë lëmoshë por bukën e nxjerrin me djersën e ballit sepse kanë dinjitet”, tha Ziadin Sela, ASH.

Loading...
loading...











Loading…


loading…