Ziadin Sela me mesazh nga Ladorishti – Ky sistem ose të bën për vete ose të vret. Ne treguam se nuk nënshtrohemi

Ziadin Sela me mesazh nga Ladorishti –
Ky sistem ose të bën për vete ose të vret. Ne treguam se nuk nënshtrohemi

 

Në prani të dhjetëra simpatizantëve nga Ladorishti, lideri i Aleancës për Shqiptarët , Ziadin Sela , bartësi i listës për këshilltarë z. Imer Imeri, si dhe deputetiti i Ladorishtës , Strugës dhe gjithë zonës nr. 5 z. Syrija Rashidi, shefit të shtabit morën garancitë e nevojshme nga anëtarët dhe simpatizantët e kësaj aleance.
Fillimisht fjalën e mori z. Syrija Rashidi, i cili shprehu bindjen e tij në fitoren e 15 Tetorit.
Ndërsa z. Imer Imeri u ndal në aktualitetin politik të Strugës.
‘’Ata të cilët merren me shpifje nuk bëjnë gjë tjetër veçse reklamojnë sukseset e Aleancës për Shqiptarët’’
Ziadin Sela nga ana tjetër u ndal të bisedojë në planin politik dhe atë local.
‘’Ky sistem ose të bën për vete ose të vret. Por, ne nuk kemi ndërmend të nënshtrohemi.
Ne kemi futur për herë të parë konceptin e kushtëzimit ndaj palës maqedonase dhe jo të marrjes pjesë ne qeveri pa asnjë kusht. Edhe pse me dy deputetë, ne arritëm t’i realizojmë zotimet tona. Kjo është garancia më e mirë’’ .
Ndërsa sa i përket çështjeve lokale ai u shpreh:
‘’Punët tona janë dhe duken në çdo vendbanim. Edhe pse na janë marrë para, edhe pse nuk kemi pasë kompetencë në shumë fusha, ne kemi pasur obligim që të veprojmë. Kemi përmisuar sitatën financiare në shkolla edhe pse nuk e kemi për detyrim ta bëjmë këtë’’.

Sa i përket zgjedhjeve ai u shpreh i bindur në fitore
‘’Pak rëndësi nëse janë 3 apo 4 kundërshtarë në rrugën tonë të drejtë’’.StrugaLajm

‘’Trashëguam një sistem të korruptuar. Kanë vjedhur nga voglushët që kemi nëpër shtëpi.
2012-2013, 42 milionë denarë 700—mijë euro, ndërsa ne vitin e parë harxhuam 550 mijë euro më pak.
Ku i kanë çuar këto para?! Me siguri në fushatat e tyre elektorale’’- Përfundoi ai.
Funksionerët e Aleancës për Shqiptarët u larguan nga Ladorishti me energjitë më pozitive të mundshme për vazhdimin e fushatës.

Shtabi i Aleances-Struge

In : Aktuale

Loading...
loading...