Ziadin Sela me vija të kuqe për 5 deputetë, Ahmeti i përgjigje

Kryetari i njërit krah të ASH-së, Ziadin Sela mbrëmë në Click Plus në TV21 tha se në rast se bëhen pjesë e Frontit Europian, synojnë që si parti të sigurojnë minimumi 5 deputetë në zgjedhjet parlamentare, me qëllim që pas zgjedhjeve të krijojë grup parlamentar.

Lidhur me këtë, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në pyetjen e gazetarit të TV21 se a ka marrëveshje me ASH-në, tha se nuk bëhet fjalë për numra por për filozofi e vizione

“Për gjëra të vogla në projekte të mëdha as nuk i cenojmë e as nuk i lëndojmë. Nuk bëhet fjalë për numra, bëhet fjalë për filozofi, vizione”, tha Ahmeti.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...