Ziadin Sela në SHBA,ja çfarë deklaron për “Zërin e Amerikës”

 

Kryetari i ASH Ziadin Sela i cili ndodhet në vizitë zyrtare në SHBA, sonte ishte i ftuar në Zërin e Amerikës (VOA) ku foli për aktualitetet politike në vend.
Ziadin Sela, akuzoi Qeverinë e RM dhe institucionet e shtetit edhe për ikjen e Nikolli Gruevskit ku sipas tij shteti i dha kohë të mjaftueshme për të ikur, edhe pse arratisja e Gruevski sipas Ziadin Selës nuk do të kishte ndonje ndikim të madh arratisja e tij ne zhvillimet politike ne vend aq më tepēr kur kjo arratisje është bërë në bashkëpunim me strukturat shtetërore.
Sela gjithashtu tha se rruga drejt NATO-s dhe BE nuk mund të ndërtohet duke falur dhe duke bërë kompromis me kriminelët që dhunuan depuetete në 27 Prill ai me tej shtoi: “Në qoftë se perspektiva e vendin varet nga kompromisi i që ka bërë Kryeministri me njerëz të cilët duhet të përgjigjen para drejtësisë dhe jo të paralajmërohet amnisti, atëherë gjithcka mund të jetë e mundshme, ai që shantazhon njëherë do të shantazhojë edhe në të ardhmen dhe ai është Keyeministri Zaev”, deklaroi Sela
Ai më tej shtoi se ASH në mënyrë kategorike kundershton idenë e amnestisë, por ai tha se ne jemi për krijimin e komisioni për pajtim mes shqiptarëve dhe maqedonasve para antaresimit të Maqedonisë ne NATO dhe BE me një marrëveshje te brendshme mes shqiptarëve dhe maqedonasve:
Ai gjithashtu tha se: “ nuk është aspak korrekte që maqedoni cdo politkan maqedonas të thiret gjithandej për një Maqedoni multietnike , ndërsa këtë multietnicitet aspak në e vërejmë në rregullimin shtetëror të cilin e ka Maqedonia. “Shqiptarët atje vazhdojnë të jetojnë si koloni brenda për mbredna Maqedonisë dhe vazhdojnë të ekspoatohen, duke ju marrë tatimet e tyre në formë të investineve, prandaj këto cështje janë më të rëndësishme se falja e dy tre individëve të cilët mundohen ra bëjnë nëpërmjet komisionit për pajtim”, shtoi Ziadin Sela për Zërin e Amerikës.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...