Ziadin Sela nga Prishtina: Ali Ahmeti, fajtor për gjendjen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut (Video)

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, ka fajësuar kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmetin për, siç u shpreh, gjendjen e keqe në të cilën ndodhen shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, shkruan gazeta LAJM.

I pyetur nga gazetarët në Prishtinë për zgjedhjen e kryeministrit të ri Dimitar Kovaçevski, në krye të qeverisë së Shkupit, Sela tha se qasja e kryeministrave maqedonas ndaj shqiptarëve varet nga qasja e Ali Ahmetit, si partner i koalicionit qeveritar.

“Ai sapo është zgjedhur si kryeministër, mos keni asnjë dilemë: Qasja e kryeministrave kushdo qoftë ai është në varësi të qasjes së z. Ahmeti. Kur qasja e tij është e keqe shqiptarët i kanë punët keq. Me keqardhje them se qasja e Ahmetit ka qenë e keqe dhe për këtë shqiptarët kanë vuajt pasojat shumë”, ka thënë ai.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...