Ziadin Sela: Qytetarët më 15 tetor e thanë se me kë duhet të koalicionojmë në raundin e dytë

Qytetarët me votë më 15 tetor u deklaruan se me kë ne duhet të koaliconojmë në raundin e dytë të zgjedhjeve. Kështu tha kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, pas takimit me kryeministrin Edi Rama.

“Për këtë folën qytetarët më 15 tetor. Nuk ka asnjë logjik që unë tu them se do të kem bashkëpunim me BDI-në, kur jemi në garë me BDI-në, edhe në Dibër, Strugë, Gostivar dhe komuna tjera”, deklaroi Ziadin Sela, raporton SHENJA.

Ai tha se rezultatet e raundit të parë diktojnë bisedimet që duhen bërë në raundin e dytë.

“Sovrani foli më 15 tetor dhe natyrisht veprimet tona politike do të jenë të bazuar në bazë të mesazhit që e dha sovrani në raundin e parë”, deklaroi Sela.StrugaLajm

Më tej Sela u shpreh i habitur se si ka ndodhur përmbysja e rezultatet brenda një ore ose dy në Strugë, sepse sipas informatave të tyre LSDM ka qenë subjekti i dytë politik dhe nuk ka qenë Merko.

“Në lidhje me këtë ne duhet realisht ta shtrojmë pyetjen, nëse vërtet jemi për reforma të mirëfillta si qeverisje edhe për proces normal zgjedhor, apo vetëm se janë ndërruar aktorët politik. Njëri nga aktorët është brenda që ka qenë me VMRO, dhe është përsëri brenda dhe vazhdon i njëjti avaz siç ka vazhduar dikur që ka manipuluar zgjedhjet”, u shpreh Sela.

In : Aktuale

Loading...
loading...