Ziadin Sela rikandidohet për kreun e ASH, ja emrat e nënkryetarëve të partisë

Kongresi i Aleancës për Shqiptarët pritet që të sjellë shumë freski në rradhët e saj, kështu që partia e Ziadin Selës tashmë ka nisur aktivitetet nga komuna e Likovës për të vazhduar në Kumanovë, Shkup, Tetovë e qytetet me rradhë ku mbanë takime dhe bashkëbisedime me qytetarët, ndërkohë që këto takime në të cilën debatojnë dhe diskutojnë kreu i partisë, ka të bëj me përforcimin e rradhëve, shkruan Zhurnal.mk

Kështu, në kongresin që pritet të mbahet më 11 mars Agjencia e lajmeve Zhurnal mëson se Sela pritet të garojë edhe për një mandat si kryetar i Aleancës për Shqiptarët ndërkohë që si nënkryetarë pritet t’i ketë katër të tjerë.StrugaLajm

Derisa kreu i kësaj partie është nga Struga, ASH pritet që nënkryetarët t’i ketë nga Kumanova, Shkupi, Gostivari e Kërçova, respektivisht Elmi Aziri, Remzi Mehmedi do të vazhdojnë të mbajnë pozitat e tyre ku do të rivotohen edhe për një mandat ndërsa risi e sjelljeve të reja pritet të jetë kandidati i ASH për qytetin e Shkupit, Naim Bajrami ndërsa si nënkryetar pritet të jetë edhe kryetari i qytetit të Gostivarit, Arben Taravari.StrugaLajm

Krahas nënkryetarëve, në kongresin e 11 marsit do të zgjidhet edhe sekretari gjeneral i partisë post ky që do i takojë degës së Tetovës e që deri më tani nuk është caktuar ndonjë emër.

In : Aktuale

Loading...
loading...