Ziadin Sela takim madhështor me diasporën e Strugës (FOTO)

Kreu i ASH-së, Ziadin Sela ka zhvilluar takim me një pjesë të diasporës nga Struga.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sela ka shkruar se diaspora me shpirt, zemër dhe kontribut gjithmonë kanë qenë me Strugën, por jo gjithmonë ka marrë respektin që ka merituar.StrugaLajm

Ndajmë të njëjtin shqetësim për vendlindjen dhe popullin tonë. Si gjithmonë edhe tani, diaspora e Strugës jo vetëm që nuk qëndron anash, por është mëse e vendosur për të kontribuar. Ne kemi obligim që t’ua hapim rrugën dhe t’ua mundësojmë atyre të kontribuojnë dhe investojnë në zhvillimin e vendit që e duan aq shumë“, ka shkruar mes tjerash kreu i ASH-së, Ziadin Sela.StrugaLajm

Akoma nuk dihet cili do të jetë kandidati i opozitës për Strugën, por si asnjëherë më parë pas dështimeve të kreut aktual të komunës, Ramiz Merko, Struga duket të jetë ndër komunat e para ku opozita shqiptare shpreson fitoren madje që në raundin e parë. /ZYRTARE.net/

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...