Ziadin Sela takohet me ish kongresmenin Joe Dioguardi
Kryetari i ASH-së Ziadin Sela po zhvillon takime intenzive në SHBA me zyrtarë dhe personalitete të rëndësishme të jetës publike. Sela ka zhvilluar një takim të rëndësishëm edhe me ish kongresmenin Joe DioGuardi, aktualisht kryetar i Lidhjes Shqiptaro-Amerikane. Sela dhe Dioguardi biseduan për zhvillimet politike në Maqedoni dhe pozitën e shqiptarëve në këtë shtet. DioGuardi inkurajoi Selën, duke i premtuar mbështetje të pa rezervë për realizimin e aspiratave të shqiptarëve në trojet e tyre në Maqedoni. DioGuardi ishte një ndër faktorët kryesorë që ngriti çështjen shqiptare në Departamentin e Shtetit Amerikan, ai duke shfrytëzuar pozitën e tij dhe lidhjet me zyrtarët e lartë Amerikan sensibilizoi ato për gjendjen e Kosovës si dhe të shqiptarëve në përgjithësi. Ziadin Sela aktualisht gjendet në Uashington ku ka takuar kongresmenin Kris Marfi ndërsa ka realizuar takime me komunitetin shqiptar në Konektikat, Çikago dhe Detroit. Sela ditët në vazhdim do të takojë komunitetin shqiptar në Nju Xhersi të cilët poashtu do ti njoftojë më konkretisht lidhur me zhvillimet në Maqedoni.