Ziadin Sela: Unë ministër i Zaevit? Asnjëherë!

Udhëheqësi i Aleancës për shqiptarët, Zijadin Sela, ka mohuar zërat se do të zëvendësojë bashkëpartiakun e tij Arben Taravari në postin e ministrit në Ministrinë e Shëndetësisë, pas publikimit të shkrimeve në disa media se ish kreu i Strugës është njëri nga kandidatët e mundshëm për kreun e kujdesit shëndetësor.Sela në lidhje me këtë per Makfaks thotë se ai nuk ka ndër mend të jetë ministri i Zaevit.
“Unë ministri i Zaevit? Pra ju lutem, unë e konsideroj veten një person me vetëbesim dhe integritet”, është shprehur Sela pa e specifikuar nëse kjo do të thotë se Aleanca për shqiptarët do të largohet nga koalicioni qeveritar.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...