Zjarrëfikësi flet për tragjedinë e Tetovës

“Pasi e morëm paraqitjen se ka shpërthyer zjarr në Spitalin Infektiv në Tetovë, në vendngjarje mbërritëm për rreth 4 minuta. Fatkeqësisht, zjarri u përhap shumë shpejt dhe oksigjeni ndikoi shumë. Ishte kapluar i gjithë spitali modular. Assesi nuk mundej të hyhej sepse temperatura brenda ishte mbi 800 gradë, shkaku i oksigjenit. Mjekët aq sa kanë arritur kanë shpëtuar njerëz që ishin brenda, por fatkeqësisht ata që kanë mbetur deri në ardhjen tonë, brenda këtyre 3-4 minutave, me siguri tashmë kishin ndërruar jetë. Luftuam me forca mbinjerëzore, por rryma ende nuk ishte e shkyçur në objekt, kolegët treguan guxim të madh. Deshëm ta shuajmë sa më shpejt që është e mundur që të mund të shpëtojmë ndonjë person që ishte brenda, por siç thashë oksigjeni na pamundësoi të hyjmë. Në anën e përparme, prej ku erdhi kamioni i parë, kishte dy trupa, një grua dhe një burrë, të cilët më me gjasa kanë tentuar të dalin, por të tjerët ishin në shtretërit e tyre apo në dysheme. Ishin djegur shumë, mbi 50%. Te këmba ime shpërtheu një bombol, kurse një koleg nga turni im e lëndoi ligamentin. Unë kisha mbathur çizme mbrojtëse, kështu që nuk bëhet fjalë për ndonjë lëndim të madh”, tha për TV21, Goran Simovski, zjarrfikës.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...