Zjarrfikësi nga Struga ndërroi jetë pasi intervenoi në Krastën e Oktisit

Më 22.08.2024, në orën 17:13, në Stacionin Policor të Strugës, nga Qendra Mjekësore e Strugës është raportuar se tek ata është sjellë i ndjeri B.P. (40) nga fshati Misleshevë, rrethi i Strugës, i punësuar në Njësinë Territoriale të Zjarrfikësve të Strugës.

Sipas raportit, ai ka qenë në një ndërhyrje në fshatin Oktis, ku është raportuar një zjarr në vendin e quajtur “Krasta e Oktisit”. Pasi përfunduan ndërhyrjen, ai u kthye me kolegët në Njësinë Territoriale të Zjarrfikësve të Strugës dhe gjatë largimit të pajisjeve ka rënë dhe ka ndërruar jetë në vend.

Një mjek ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme të dhunës, ndërsa hetimin e ka kryer një ekip nga NJPB Strugë dhe një inspektor i punës.StrugaLajm

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi.

In : Aktuale

Loading...
loading...