Automjeti motorik “Fiat-500” është djegur gjatë natës në një parking në Strugë.
SPB Ohër sot njoftoi se rasti është raportuar në NJPB Strugë në orën 2:40. Nuk ka persona të lënduar, ndërsa ndërhyri Njësia Territoriale e Zjarrfikësve nga Struga.
Në NJPB Strugë është raportuar se është djegur një automjet “Fiat-500” me targa të Strugës i cili ishte parkuar në hapësirën e parkimit në rrugën “Risto Krle” në Strugë, thuhet në njoftimin e SPB Ohër.
Ky është rasti i dytë i një makine të djegur gjatë natës. Vetëm dy ditë më parë, një automjet i parkuar “Audi” me targa të Strugës u dogj në rrugën “Turistike” në Strugë.