Zoran Zaev dhe Bujar Osmani fovorit për president të Maqedonisë


 

Në një anketë të fundit të realizuar nga MCMS dhe Telivizioni Telma thonë se më favorit për president të shtetit janë kryeministri Zoran Zaev dhe Zv.kryeministri Bujar Osmani.

Me 12.4 për qind  kryeministrin Zoran Zaev e shohin si president të Maqedonisë, dhe me 6.5 përqind Bujar Osmanin. Në taborin maqedonas pas Zaevit vjen  kryetari i VMOR-së me  8.2%, pastaj vjen ministri i Jashtëm  Nikola Dimitrov me 6.8%. Më pas me më pak mbështetje tek maqedonasit vjen Stevo Pendarovski, Tanja Karakamisheva ,  Gordana Siljanovska, Trajko Sllaveski, Radmila Sekerinska -Oliver Spasovski dhe Mirjana Lazarova Trajkovska morën besimin e 1,4% të të anketuarve, përcjell TS.

Nëse partitë shqiptare do të dalin me një kandiat shqiptarë shumica mbeten me Bujar Osmanin  me  22.7 përqind më pas  vjen ish kandidati për president Imer Selmani me 20.8 përqind dhe Teuta Arifi – 12.3%. /TS/StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...