Zoran Zaev do angazhohet për zgjidhjen e problemit të guroreve në Labunishtë

Përmes dialogut deri në zgjidhje të problemit me guroren në Labunisht

Gjatë javës së ardhshme ose më së vonë për dy javë së bashku me ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi do të organizojmë takim me koncesionerët për të biseduar dhe për të gjetur zgjidhje të përhershme për problemin që e kanë banorët e Labunishtit të Strugës me guroren, porositi kryeministri Zoran Zaev në përgjigjet e pyetjes së deputetëve në seancën e sotme në Kuvend.

Ai theksoi se do të bëjnë gjithçka për të gjetur zgjidhje pasi që, siç tha, banorëve të Labunishtit u rrezikohet shëndeti, e madje edhe siguria nga shumë guroret në vendin e banuar për të cilët koncesionerët kanë shumë marrëveshje valide për koncesion dhe eksploatim të lëndës së parë minerale – gëlqere.

Para dy ditëve, shtoi kryeministri, ka pasur minim i cili ishte jashtë të gjitha standardeve dhe shkaktoi pluhur shtesë dhe ndotje shtesë të ajrit, ndërsa janë çarë edhe muret e disa shtëpive në Labunisht.

“Së bashku me ministrin Bekteshi jam përfshirë në këtë problematikë dhe kam pasur takime me qytetarët dhe deputetin nga Struga në të cilat konfirmuam disa mënyra për zgjidhjen e problemit. Mendoj se kemi dy mundësi. Njëra është t’u ofrojmë koncesionerëve lokacione të reja alternative më larg nga vendet e banuara dhe t’ua japim në procedurë në pajtim me ligjin. E dyta është përmes shërbimeve të inspektimit të vazhdojmë me kontroll të plotë të dokumentimit për ndarjen e koncesionit, nga lejet ekologjike deri në procedurën e dhënies së lejes dhe nëse gjejmë çfarë do parregullsi ta sanksionojmë”, tha Zaev.StrugaLajm

Ai theksoi se pushteti nuk dëshiron me forcë t’ua marrë koncesionin koncesionerëve, por të gjejnë mënyrë që të dakordohen përmes dialogut. Në këtë mënyrë, me bisedën që e ka pasur ministri Bekteshi me qytetarët dhe koncesionerin, siç tha, njëri prej koncesionerëve tani më ka hequr dorë nga koncesioni dhe gurorja e tij më nuk është në funksion.

Shteti, theksoi kryeministri është i gatshëm ta shtrijë dorën për të gjithë që do të humbin diçka, t’ia kompensojë këtë, por me këtë rast të garantohet shëndeti i qytetarëve. fb/

In : Aktuale

Loading...
loading...