BLENDI PETROL
Aktuale

Zoran Zaev në prani të Ali Ahmeti konfirmon”Republika Ilinditase e Maqedonisë”

Qeveritë e Maqedonisë dhe Greqisë kanë biseduar për një mundësi dhe zgjidhje e cila mund të pranohet nga të dyja palët.

“Република Илинденска Македонија, Republic Of Ilinden Macedonia, Republika Ilinditase e Maqedonisë” është ky propozimi zyrtar që mund të pranohet.

E informova tërë kreun politik për fazën e fundit të bisedimeve me palën greke për kontestin e emrit dhe propozimin zyrtar që pritet që të arrihet me amendamente kushtetuese dhe referendum. Kështu deklaroi kryeministri Zoran Zaev, pas takimit me liderët në Klubin e Deputetëve në Shkup, ku i ka informuar për detajet rreth bisedimeve, njofton Portalb.mk.

“Ilindeni i parë është në vitin 1903 dhe është simbol i luftës së përbashkët për autonomil. Ilindeni i dytë është në vitin 1944 dhe është rrumbullakim i luftës sonë për shtetësi dhe gjuhë zyrtare. Ilindeni i tretë është 8 shtatori i vitit 1991 për pavarësinë pa pikë gjaku. Me këtë emër, forcohen themelet e shtetit tonë. Ilinden është drita jonë, ardhmëria, me këtë emër e përforcojmë identitetin tonë, ndërkaq Ilinderni maqedonas është garanci për Maqedoni multietnike”, tha Zaev.

Kryeministri shtoi se tani na duhet Ilindeni i katërt, me emrin e ri Maqedonia e Ilindenit.

“Do të pranojmë përdorim të gjithëpërdorshëm për këtë emër, ndërkaq përdorimin e brendshëm do ta zbatojmë në faza dhe njëkohësisht do të mbahet edhe referendum, di[ka që pala greke e ka pranuar”, tha Zaev.

I pyetur se cilat kanë qenë reagimet e presidenti Ivanov, por edhe opozitares VMRO-DPMNE, Zave tha se sot vetëm ka informuar dhe se ato vet duhet t’i tregojnë qëndrimet etyre.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button