Zoran Zaev: Në të gjitha njësitë zgjedhore ku jetojnë shqiptar, LSDM do të ketë kandidat për deputet shqiptar

Ish kryeministri dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev sonte në Tv Globi ka theksuar se në të gjitha njësit zgjedhore ku jetojnë shqiptar, LSDM do të ketë kandidat shqiptar, përcjell FLAKA.

“Do të kemi kandidat shqiptar për deputet në të gjitha njësitë zgjedhore ku jetojnë shiptarë, te e para, dyta, treta dhe gjashta”, tha Zaev.

I pyetur nëse në këto njësi a do të ketë edhe bartës të listës së LSDM-së, shqiptar, ai përgjigjet:StrugaLajm

“Paraprakisht do ta masim rejtingun e tyre dhe pastaj në atë formë do të vendosim”.

Duke folur për zgjedhjet e 2016-tës, Zaev tha se LSDM atë vit ka marr mes 32 deri 35 mijë vota shqiptare.StrugaLajm

“Presim këto vota ti konfimojnë edhe gjatë zgjedhjeve të 12 prillit”, deklaroi Zaev.

Zaev tha se ai është politikani i vetëm maqedonas që ka punuar për shqiptarët dhe prandaj do të kërkon mbështetjen e tyre dhe do të kërkojnë edhe koalicione me partit shqiptare, dhe sipas tij, VMRO-DPMNE aspak nuk ka të drejtë të kërkojë të njejtë gjë. FLAKA

In : Aktuale

Loading...
loading...