Zoran Zaev nuk do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale

 

– Kryeministri Zoran Zaev nuk do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, të cilat, siç njoftoi kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi do t’i shpallë në fillim të shkurtit.

Zaev, sipas burimeve qeveritare, e mbështet mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare së bashku me ato presidenciale, por megjithatë për këtë duhet të konsultohen edhe partnerët e koalicionit, ndërsa disa prej tyre nuk e mbështesin këtë ide.

Shumica e qytetarëve të anketuar e shohin kryeministrin Zaev si president, sipas një sondazhi të publikuar publikisht nga MCIC dhe Telma. Zaev gjithashtu shfaqet me vlerësimin më të lartë dhe si një kandidat konsensual. Për të,do të përcaktoheshin shumica e maqedonasve dhe shqiptarëve.StrugaLajm

Në pyetjen nëse zgjedhjet presidenciale mbahen nesër për cilin kandidat do të votonin, 12.4 për qind e të anketuarve vendosën për Zaev dhe 8.2 për qind për liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoskin dhe ministrin e Jashtëm, Nikolla Dimitrov.

Për Stevo Pendarovskin, do të votonin  6.8 përqind e  të anketuarve, 5 për qind do të votonin për Bujar Osmanin, ndërsa për Imer Selmanin, i cili tashmë një herë e ka provuar garën presidenciale do të votonin 5.8 për qind e të anketuarve.StrugaLajm

Vijojnë  Teuta Arifi me 3.4 për qind Tanja Karakamisheva me 2.7 për qind, Gordana Siljanovska dhe Trajko Sllaveski me 2.4 për qind. Kaq, 2.4 për qind, ka  edhe zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Mbrojtjes Radmila Shekerinska. Oliver Spasovski dhe Mirjana Lazarova Trajkovska morën besimin e 1.4 për qind të të anketuarve.

Megjithatë, shumica e të anketuarve, domethënë 19 për qind, kreun e ardhshëm të shtetit nuk e shohin tek asnjë kandidat, ndërsa 14.9 për qind nuk kanë vendosur ende.

Si një kandidat të mundshëm konsensual, që është qëndrim i BDI-së, kryeministri Zaev ka mbështetjen më të madhe për maqedonasit dhe shqiptarët. Rreth 10.2 për qind e maqedonasve dhe 11.2 për qind e shqiptarëve do të votonin për të. I dyti do të jetë Nikolla Dimitrov, dhe i treti Stevo Pendarovski.


Loading...
loading...