Zoran Zaev për vizitë në SHBA, do të takohet me nënpresidentin Mike Pence

Kryeministri Zoran Zaev nesër do të udhëtojë për vizitë zyrtare në SHBA. Sipas njoftimit të qeverisë ai do të takohet me nënpresidentin amerikan Mike Pence.

“Takimi do të realizohet me ftesë të nënpresidentit amerikan Pence, ndërsa do të flitet për përparimin e Maqedonisë drejt anëtarësimit në NATO”, thonë nga qeveria, përcjell Telegrafi Maqedoni.StrugaLajm

Vizita e Zoran Zaevit në Washington vjen pas vizitave të sekretarit amerikan për Mbrojtje James Mattis dhe ndihmës sekretarit shtetëror Wess Mitchell në Maqedoni. Gjatë qëndrimit të tyre zyrtar në Shkup, Mattis dhe Mitchell dhanë mbështetje për referendumin e 30 shtatorit.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...