Zoran Zaev: Shteti e di nëse një qytetar është rezident ose jo

Kryeministri Zoran Zaev thotë se nuk i din detajet teknike të platformës së regjistrimit, po siguron sistemi do ti rregulloj vetë edhe nëse qytetarë që jetojnë në Maqedoni regjistrohen se jetojnë në diasporë, pasi shteti siç tha ai me një “klik” ka qasje nëse një person është rezident ose jo.

“Unë nuk i di të gjitha detajet teknike, por ajo që di të ju them është se pas të bazave të të dhënave bëhen komparacione. Shteti më një ‘klik’ mund të shoh cilët qytetarë janë jo rezident, gjegjësisht janë më shumë se 1 vit jashtë shtetit. Të gjithë qytetarët tjetër, madje 11 muaj janë rezidentë dhe ata po regjistrohen edhe pse për momentin mund të regjistrohen që janë jashtë shteti 2 muaj. Edhe nëse ndodh që një qytetarë të është në shtëpi, në Shkup, Manastir ose kudo qoftë, vetë sistemi e regjistron nëse është në shtëpi ose jo dhe ai nuk figuron në evidencën për regjistrim sepse për momentin po regjistrohet diaspora”, ka deklaruar Zaev, përcjell SHENJA.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...